970×90
970×90

Mushkolaj ironizon me Hoxhajn: T’lumtë na për PDK’në që e ka përparu e zhvillu vendin tash 12 vjet

Mushkolaj ironizon me Hoxhajn: T’lumtë na për PDK’në që e ka përparu e zhvillu vendin tash 12 vjet


Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, në një shkrim në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se PDK-ja ka bërë gabim që ka hyrë në koalicion me partitë e tjera dhe se partia e tij duhet të udhëhiqte e vetme.

Sipas tij, koalicionet e kaluara e kanë dëmtuar dialogun e Kosovës me Serbinë dhe se përmbyllja e dialogut mund të bëhet vetëm nga PDK’ja.

“Dialogu është tema më jo popullore për qytetarët por më strategjike për Kosovën. Përmbyllja e tij i shërben para se gjithash interesave të Kosovës.” shkroi Hoxhaj.

Ai më tutje theksoi se koalicionet me LDK’në i vitit 2014 dhe ai me AAK’në në vitin 2017 ishin vetëm për ta përmbyllur dialogun por se u pa që vetëm PDK’ja mund ta përfundojë atë.

“Kjo ishte arsyeja që në vitin 2014 krijuam një koalicion të madh për ti mbyllur temat e mëdha të shtetndërtimit. Njëjtë vepruam edhe në vitin 2017 me figura të fuqishme politike për ta përmbyllur po ashtu dialogun, por zhvillimet treguan që vetëm një qeveri me një PDK të fuqishme dhe prijëse mund ta bëjë një gjë të tillë” shkroi ai.

E për një postim të tillë ka reaguar analisti i njohur politik, Imer Mushkolaj. Ai ka ironizuar me këtë deklaratë të Hoxhajt.

“Enver Hoxhaj po thotë se pa një qeveri të udhëhequr nga PDK, Kosova do të mbetet në status quo. T’lumtë na për PDK’në që e ka përparu e zhvillu vendin tash 12 vjet”, ka shkruar Mushkolaj. /

Related posts