
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e shpërthimit në Pejë.
Përmes një komunikate, Policia ka informuar se ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në vendin e ngjarjes.
Është informuar prokurori i shteti dhe të gjitha veprimet për këqyrjen e vendit të ngjarjes janë koordinuar me të njëjtin. Policia ka siguruar vendin e ngjarjes, për të vazhduar më këqyrje edhe sot me datë 27.07.2019.
Sipas të dhënave të para nga vendi i ngjarjes, janë dëgjuar dy shpërthime nga mjeti rrezikshëm shpërthyes dhe të shtëna me armë zjarri në një parking automjetesh në afërsi të një lokali në rrugën e cekur më lartë.
Nga ky shpërthim, lëndime të lehta trupore ka pësuar një person, të cilit ju ka afruar ndihma e menjëhershme mjekësore në Spitalin Rajonal Pejë dhe i njëjti pas ndërhyrjes mjekësore është liruar për në shtëpi.
Një numër i konsiderueshëm i automjeteve të cilat ishin të parkuara në ketë vend janë dëmtuar.
Rasti është duke u hetuar nga Njësiti Hetimeve Rajonale DRP Pejë dhe deri më tani ende nuk janë identifikuar personat e mundshëm të dyshuar për ketë rast.