
Këngëtarja më e përfolur ditët e fundit në Kosovë, Fjolla Morina, ka paralajmëruar një këngë të re.
Për Fjolla Morinën pati reagime të shumta pas performancës së saj në qendër të qytetit të Skenderajit ku u shfaq gjysmë e zhveshur në një ambient ku kishte edhe shumë fëmijë. Madje për të reaguan edhe deputetë e kryetarë komunash.
Fjolla megjithatë nuk ndalet. Ajo ka paralajmëruar këngë të rë.
Këtë paralajmërim këngëtarja e ka bërë me anë të një postimi në Facebook.
Mbetet të shihet se a do të ketë kënga e saj vëmendjen e njejtë me performancën në Skenderaj.