Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, është shprehur i shqetësuar me lajmin për vdekjen e tre personave dhe lëndrimin e tre të tjerëve në fshatin Bërnjak të Rahovecit.
Haradinaj, duke ju shprehur ngushëllime familjarëve te të vdekurve, dhe shërim të shpejtë të lënduarve, ka apeluar tek të gjithë qytetarët që ta shtojnë kujdesin në trafik, e Policia e Kosovës të rris kontrollin, veçanërisht tani gjatë sezonës verore.
“I shqetësuar nga lajmet për aksidentet e shpeshta në komunikacion me pasojë jetët njerëzore. Familjarëve të viktimave në Bërnjak të Rahovecit iu shpreh ngushëllime të thella, kurse të lënduarve shërim të shpejtë. Apeloj të gjithë qytetarët që ta shtojnë kujdesin në trafik, e Policia e Kosovës të rris kontrollin, veçanërisht tani gjatë sezonës verore, kur kemi një komunikacion të ngarkuar”, ka thënë Haradinaj, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.