
Këto ditë, një numër i madh i kosovarëve ia kanë mësyrë bregdetit shqiptar për të kaluar pushimet verore, ku po përballen edhe me situata nga më të çuditshmet, shkruan Reporteri.net.
Me një situatë të tillë së fundmi është përballur një pushues nga Kosova në bregdetin e Dhërmiut, ku në një nga restorantet e këtij bregdeti, është detyruar të paguajë edhe për karrigen e restorantit të cilën e ka shfrytëzuar për t’u ulur, ndërkohë që po hante ushqim.
Ai rrëfen se në faturë në mes tjerash ia kishin shtypur edhe emrin “Cover”, që sipas punonjësve të restorantit, është emërtimi për vendin ku janë ulur. Për këtë ai është detyruar të paguajë 150 lekë.
Ky pushues nga Kosova rrëfen se kur ka kërkuar sqarime nga punonjësit e hotelit, ata i kanë thënë se në këtë mënyrë duhet të paguash edhe në Itali.
I indinjuar, ky pushues ka publikuar në rrjetet sociale edhe faturën, të cilën mund ta shihni më poshtë. /Reporteri.net
