
Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Gjakovë për shkak se ka kanosur dhe sulmuar personat zyrtarë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.
“Rreth orës 15:10 në rrugën “Nënë Tereza” na Gjakovë, një patrullë e policisë ka ndaluar një veturë me targa të Zvicrës për shkak të një kundërvajtje. Ngasësi ka sulmuar dhe kanosur personin zyrtar të policisë dhe ai më pas është arrestuar”.
I dyshuari kishte ulur fëmijën në ulësen e përparme të veturës dhe pasi policia e kishte ndaluar ai ka dalë nga vetura dhe është konfrontuar me policinë.
Njëri nga policët është lënduar dhe ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është duke u intervistuar.
Prokurori ende nuk ka marrë një vendim për të.
Klan Kosova ka siguruar edhe një video nga vendi i ngjarjes:
https://www.youtube.com/watch?v=C0CKFMqYZiM