![Biznesmeni nga Kosova, plagosë persona në Finlandë](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2019/07/2F099DDF-547F-49FF-841D-456432126BDA.jpeg)
Një biznesmen 32 vjeçar nga Kosova i cili jeton dhe vepron në Finlandë, ka plagosur tre shqiptarë në Hietalahdenkatu.
Nuk dihen shkaqet e plagosjes, dhe mediat nuk raportojnë të kenë qenë punëtorë të firmës së biznesmenit në fjalë.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/07/f69beb1180c04db2a4c879e8a3994c57.jpg)
Tashmë policia ka arrestuar dorasin dhe të premten do të dalë para Gjykatës së Qarkut në Helsinki.
Një bashkëpunëtor i afërt i biznesmenit iu ka thënë autoriteteve finlandeze se dorasi ishte person i mire dhe shume serioz sa i përket çështjes së punës.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/07/67647116_1246650728873115_7979019358644994048_n.jpg)
Po ashtu dhe disa punëtorë të tjerë, e kanë vlerësuar si person korrekt dhe të sjellshëm.
Siç raportojnë mediet finlandeze, biznesmeni shqiptar kishte themeluar një kompani ndërtimi pesë vite me parë, i cili kushte përfituar mbi një milion euro të hyra.
Kompania e biznesmenit shqiptar, nënkontrakton kompanitë e ndërtimit në Finlandë, dhe ka 30 punëtorë. Nga ta; shqiptarë, hungarezë dhe rumunë shkruan is.fi./