
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka deklaruar se më nuk është pjesë e AKR’së së Behgjet Pacolli.
Bahtiri ka thënë se më nuk është pjesë e AKR’së dhe se më nuk duhet të pyetet për ngjarjet dhe zhvillimet që ndodhin brenda kësaj partie.
“Unë nuk jam më me AKR-në, nuk jam më në partinë e Behgjet Pacollit” është përgjigjur Bahtiri për Express.
Sot, nënkryetari i AKR-së Fatmir Matoshi deklaroi se partia që ai i takon janë gatshëm të hyjnë të vetëm në zgjedhje.
Kjo deklaratë e Matoshit duket se e ka nervozuar Bahtirin duke dhënë dorëheqje nga partia, pasi ky i fundit dëshiron koalicion me Vetëvendosjen e Albin Kurtit.