970×90
970×90
970×90
970×90

A mundet PAN ta propozojë mandatarin e ri të qeverisë pa AAK’në

A mundet PAN ta propozojë mandatarin e ri të qeverisë pa AAK’në


Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka folur rreth mundësisë që Kadri Veseli, si bartës i listës fituese të koalicionit PAN, të propozojë një mandatar tjetër për kryeministër të vendit.


Sipas Hasanit, Kushtetuta nuk ia jep këtë të drejtë shefit të PDK-së, shkruan Reporteri.net

Ai tha se Kadri Veseli mund të propozojë dikë për mandatar, nëse për këtë pajtohen edhe partnerët e koalicionit, Ramush Haradinaj (si udhëheqës i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës), dhe Fatmir Limaj (si udhëheqës i Nismës Socialdemokrate).

“Pra, ata të tretë janë të barabartë në atë koalicion fitues”, është shprehur ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese ne emisioni Debat Plus.

Madje duke u munduar të tregoj se sa të barabartë janë partnerët e koalicionit PAN, si fitues të zgjedhjeve, Hasani mori edhe një krahasim tjetër.

“Kjo i bie si me marr pronën e përbashkët të burrit dhe gruas [ciftit] dhe me u cu njoni e me shitë hisen e tjetrit”.

Hasani folo edhe për dorëheqjen e Haradinajt, tha se ai ka braktisur postin qysh në momentin kur ka dhënë dorëheqje dhe nuk mund t’i thotë më vetës as kryeministër në dorëheqje, por ish KM. 

Related posts