970×90
970×90

E dhimbëshme, kaq orë po presin mergimtarët për të hyrë në Kosovë

E dhimbëshme, kaq orë po presin mergimtarët për të hyrë në Kosovë

Kolona të gjata në Merdare, deri tri orë pritje për të hyrë në Kosovëu

Kolonat e automjeteve të bashkatdhetarëve tanë që po vijnë në vendlindje për pushime, përmes pikave kufitare me Serbinë janë shtuar në orët e mbrëmjes së të mërkurës.

Në vendkalimet kufitare me Serbinë, Muçibabë, Dheu i Bardhë dhe Merdare, kolonat e veturave arrijnë deri në 500 metra.

Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të publikuar në orën 21:00 pritjet në pikë-kalimin kufitar në Merdare në hyrje zgjasin deri në tri orë, ndërsa në dy pikat tjera kufitare me Serbinë, Dheu i Bardhë dhe Muçibabë, pritjet për të hyrë në Kosovë janë më të shkurta, deri në 25 minuta.

Në vendkalimet e tjera kufitare të Republikës së Kosovës nuk ka pritje të gjata as në hyrje as në dalje nga vendi ynë.

Për të përcjellë në kohë reale gjendjen në pikë-kalimet kufitare qytetarët mund të informohen duke klikuar në web faqen e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar

Related posts