970×90
970×90

ALK Airlines rrezikon udhëtarët kosovarë me aeroplanë të vjetër

ALK Airlines rrezikon udhëtarët kosovarë me aeroplanë të vjetër

Aeroplanët e vjetër që po përdorë kompania “ALK Airlines” për të bartur qytetarët nga Kosova për në shtete të ndryshme të Europës dhe anasjelltas po e rrezikojnë seriozisht jetën e tyre.

Rasti i fundit ka ndodhur të mërkurën në Aeroportin e Shtutgarit në Gjermani, ku pak para nisjes udhëtarët që mësynë Prishtinës nga aeroporti i Shtutgartit u detyruan të zbresin për shkak të një defekti në aeroplan.

Burime brenda këtij Aeroportin kanë bërë të ditur se pasi që aeroplani është nisur në pistë nga avioni është shkoqur një copë, ku dhe piloti është ndalur.

“Udhëtaret janë shqetësuar tej mase dhe tashmë ata po presin aty” ka bërë të ditur ku burim brenda këtij aeroporti.

Po ashtu, para pakë kohësh 10 persona të cilët kanë qene duke udhëtuar me avionin e kësaj kompanie nga Baseli për në Prishtinë janë lënduar pasojë e turbulencave që ka pasur aeroplani.

Klan Kosova ka raportuar se aeroplani i kompanisë ALK Airlines kishte 121 pasagjerë dhe 20 minuta para se të ulet ndodhi incidenti.

Related posts