970×90
970×90

Takohen Haziri dhe Molliqaj, nuk diskutohet për koalicion të mundshëm parazgjedhor

Takohen Haziri dhe Molliqaj, nuk diskutohet për koalicion të mundshëm parazgjedhor

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri dhe Sekretari i Partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj, sot kanë zhvilluar një takim.

Takimin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, e cila nëpërmjet telefonit i ka thënë Klanit se ky takim ka qenë i rastësishëm.

“Ky takim ka qenë i rastësishëm. Ata kanë biseduar për situatën e përgjithshme politike.”

Ajo shtoi se në këtë takim mes Hazirit dhe Molliqajt nuk është diskutuar për koalicion parazgjedhor mes LDK-së dhe PSD-së.

Takimi mes tyre vjen pas dorëheqjës së Ramush Haradinajt, nga posti i kryeministrit.

Klani poashtu ka provuar të kontaktoj edhe me numrin dy të Lidhjes Demokratike por nuk ka qenë i qasshëm.

Related posts