970×90
970×90
970×90
970×90

220 milionë euro Ministria e Infrastrukturës shpenzon për autostrada

220 milionë euro Ministria e Infrastrukturës shpenzon për autostrada

Edhe këtë vit, shuma më e madhe e buxhetit të Ministrisë së Infrastrukturës për infrastrukturë rrugore, do të shkojë për ndërtimin e autostradave e rehabilitimin e rrugëve. Prej 280.2 milionë eurove sa janë të ndara për trasnport rrugor, vetëm për këto dy projekte do të shpenzohen më shumë se 220 milionë euro.
Ndërkaq, nuk parashihen të asfaltohen shumë rrugë të reja. Vetëm 24. 8 milionë euro janë paraparë për ndërtim të rrugëve.

Krejt kjo sipas raportit mbi ndarjet dhe shpenzimin e parasë publike “Si i shpenzon shteti paret tona?”, që ka publikuar Instituti GAP.Por, këtu nuk mbarojnë projektet infrastrukturore për sivjet.

Mirëmbajtja e rrugëve, ndërtimi i urave, programi i sinjalizimit, janë projekte e tjera milionëshe, të cilat pritet të kryhen brenda këtij viti nga Ministria në krye me Pal Lekajn.

“Për mirëmbajtje të rrugëve janë paraparë 5.5 milionë euro, ndërtim i urave- 2 milionë euro, programi i sinjalizimit -1.75 milionë euro”, thuhet në raportin e publikuar nga GAP.

Ndërsa, për projektet e bashkëfinancimit me Kuvendet Komunale janë ndarë 14 milionë euro, ndërsa 50 mijë euro të tjera janë ndarë për Departamentin e Infrastrukturës Rrugore, që operon brenda kësaj Ministrie.

Related posts