
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka befasuar jo pak me statusin e fundit bërë në profilin e tij në Facebook.
Ai nuk ka shkruar diç për situatën e re politike në vend pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, por ka treguar se si një qenit i ka shpëtuar jetën pasi ishte shkelur nga një makinë.
Por ai tashmë ka një kërkesë të re. Kërkon ndihmë nga njerëzit që udhëtojnë në Kanada ta dërgojnë qenin atje për shërim, pasi thotë se një mik i tij që jeton atje i ka premtuar se do ta marrë ta shërojë, shkruan Reporteri.net.
Postimi i plotë i Hasanit:
Te nderuar miq
Dy javë më parë kam gjetur në rrugë një qen të mirë, që kishte qenë i dërrmuar dhe të rraskapitur pasi që ishte shtypur nga një makinë. E kam marrë me vete dhe e kam trajtuar përmes Dr. Selatinit dhe Dr. Biçakut. I falënderoj dytë për ndihmën e pakursyer për shpëtimin e jetës së qenit, të cilin e kam pagëzuar VIVA sepse e kam gjetur afër VIVA FRESH STORE në TAUKBASHQE.
Në ndërkohë kam kontaktuar më një mike të mikut tim që jeton dhe punon jashtë dhe më ka premtuar se ia ka gjet një familje në Kanada.
Ju lutem nëse dini ndokënd që udhëton për atje, më lajmëroni që ta merr me vete Vivën deri atje , si shoqërues, pastaj ata dalin në aeroport dhe e marrin në përkujdesje të duhur. Kudo në territorin kanadez. Vetëm atje mund të shërohet sepse këtu ka vështirësi të papërballueshme meqë këmba e djathtë iu është paralizuar si pasojë e lëndimit të nervit kurrizor.
Respekt !
Enveri