970×90
970×90

Haradinaj ka një porosi për ata që ftohen nga Specialja

Haradinaj ka një porosi për ata që ftohen nga Specialja


Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj në një intervistë dhënë për Radio Evropa e Lirë ka deklaruar se shembullin e tij duhet ta ndjekin edhe politikanë të tjerë që mund të ftohen nga Gjykata Speciale për tu intervistuar si të dyshuar.


I pyetur se nëse duhet të veprojnë edhe të tjerët si ai, Haradinaj ka thënë se kjo është mënyra më e mirë.

“Po, mendoj se pa dashur që të vendos një standard për secilin, por unë mendoj se kjo është mënyra sesi kam vepruar unë, përkundër faktit se nuk është e lehtë. E di se ka implikime të shumta si për mua, si për të gjithë ata që kanë pasur dëshirë që t’i prijë punës. Prapëseprapë mendoj se kjo është mënyra më e drejtë që ta ruajmë Kosovën, nderin e Kosovës, nderin e shtetit, nderin e institucioneve, por edhe nderin e luftëtarit shqiptarë”, ka deklaruar për REL, kryeministri në largim, Ramush Haradinaj.

Haradinaj, të premten, më 19 korrik ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit, pasi që ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale për tu intervistuar si i dyshuar.

Ai kishte deklaruar se në Hagë dëshiron të shkoj si Ramush Haradinaj, e jo si kryeministër.

Haradinaj i ka bërë thirrje presidentit Hashim Thaçi që t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme. Përveç Haradinajt, zgjedhjet i kanë kërkuar të gjitha partitë e tjera në Kosovë.

Related posts