970×90
970×90
970×90
970×90

“Rusia po ndikon në Ballkan”. Ambasadori britanik: Nuk komentoj akuzat për financimet ruse

“Rusia po ndikon në Ballkan”. Ambasadori britanik: Nuk komentoj akuzat për financimet ruse

Londra zyrtare nuk e fsheh shqetësimin mbi aktivitetin rus në rajonin e Ballkanit, ku përjashtim nuk bën as vendi ynë.

Autoritetet britanike kanë akuzuar Rusinë ditët e fundit për një sulm me agjent kimik në territorin e Mbretërisë së Bashkuar, që i mori jetën Sergei Skripal dhe vajzës së tij. Për të adresuar këto shqetësime, ambasadori britanik në Shqipëri, Duncan Norman, doli para mediave në Tiranë, ku dhe u pyet mbi debatin për ndikimet ruse në Shqipëri.

“Unë nuk dëshiroj të komentoj specifikisht mbi akuzat mes PS-së dhe PD-së; nuk mendoj se më takon mua ta bëj një gjë tillë sot. Por mund të them që ne jemi të shqetësuar për aktivitetin më të gjerë të Rusisë në rajon, përfshirë edhe çfarë ndodhi në Malin e Zi”, ambasadori Duncan Norman.

Ambasadori Norman tregoi një seri masash që Londra ka vendosur të marrë ndaj këtij akti, që e konsideron si sulm ndaj Britanisë, ku përfshihet edhe largimi i 23 diplomatëve rusë, të cilët dyshohen si oficerë inteligjence të padeklaruar. Ai tregoi edhe se çfarë priste Londra nga aleatët e saj të NATO-s, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

“Le të jemi të qartë; asgjë nga ato që unë thashë nuk sugjeron që masat e ndërmarra janë një përgjigje ushtarake. Sigurisht ne presim nga aleatët tanë të përgjigjen dhe sigurisht i mirëpresim përgjigjet e duhura nga ana e aleatëve në NATO, por nuk po flasim për veprime ushtarake”, tha ambasadori.

Në një kohë kur vendet janë të ndërlidhura ekonomikisht, ndërprerja e gazit rus do të përbënte një shqetësim, ndaj dhe ambasadori Norman, pohon se përgjigja e Londrës nuk nënkupton prishjen e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike mes dy vendeve.

Related posts