
Kryetari i Komunës së Junikut, z. Agron Kuçi, ka ndar çmimin “Qytetar nderi” për amerikanët Courtney Creshaw dhe Maxwell Gruber, të cilët kanë vepruar në Junik, shkruan GazetaProjekti.
Qytetarët Courtney dhe Maxwell Gruber, kishin dhënë kontributin në komunitetin e Junikut, në avancimin e gjuhës angleze, si dhe realizimin e projekteve të shumta në fushën e kulturës, rinisë, sportit në Junik. Ata përfunduan misionin e tyre duke u kthyer në vendlindje dhe u shprehen shumë falenderues për Junikun,
Në fjalën e tyre përshendetëse para bashkëpuntorëve dhe qytetarëve të Junikut, Courtney dhe Max u shprehen se sa të lehtë e kishin integrimin në Junik, pasiqë institucionet dhe qytetarët hapen derën dhe zemrën për ta.
Shkrimi i plotë nga Komuna e Junikut
NDAHET ÇMIMI “QYTETAR NDERI” PËR ZNJ.COURTNEY CRESHAW DHE Z.MAXWELL GRUBER ANËTARËT E CORPUSIT TË PAQËS
Komuna e Junikut në shenjë nderi dhe respekti për kontributin e dhënë në avancimin e gjuhës angleze, si dhe realizimin e projekteve të shumta në fushën e kulturës, rinisë, sportit dhe ambientit në bashkëpunim me shkollat në Komunën e Junikut dhe komunitetin, ndau çmimin “QYTETAR NDERI” për Courtney Creshaw dhe Maxwell Gruber.
Kryetari i Komunës z.Agron Kuçi faleminderoj qytetarët më të rinjë të Junikut Courtney dhe Max për angazhimin dhe kontributin e tyre në Junik, si dhe shprehi nderin e tij personal dhe të qyetatrëve të Junikut që patën të punojn dhe bashkëjetojn për këto vite me Courtney-in dhe Max.
_______________________
Komuna Junik


