Sot pritet që Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, të dorëzojë edhe formalisht dorëheqjen tek Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Haradinaj njoftoi dorëheqjen të premten që kaloi, gjatë mbledhje së qeverisë, ndërsa më pas për për heqjen dorë nga posti i të parit të qeverisë do ta dorëzojë të hënën.
Dorëheqja e tij erdhi pas ftesës nga dhomat e specializuara të Gjykatës Speciale.