970×90
970×90
970×90
970×90

Kurti: Le të organizohet seancë e veçantë për mua, sot duhej diskutuar vetëm për Deharin

Kurti: Le të organizohet seancë e veçantë për mua, sot duhej diskutuar vetëm për Deharin

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas përfundimit të seancës, ka thënë se sot ishte dita ku është diskutuar për Astrit Deharin dhe nëse sipas tij, dëshirojnë që të flasin për të, atëherë le ta organizojmë një seancë të veçantë.

“Edhe ministrja edhe deputetët e tjerë, posaçërisht kryetari i Kuvendit, filluan që të japin cilësime dhe kualifikime për mua, por sot është dita kur u diskutua për Astrit Deharin dhe vdekjen e tij. Nëse këta njerëz të kësaj partie shtet, të këtij regjimi, dëshirojnë që të diskutojnë për karakterin tim, për të kaluarën time, atëherë le ta organizojmë një seancë të veçantë për mua”, ka thënë Kurti në hollin e Kuvendit.

Related posts