
Me fjalimin hyrës së drejtorit të manifestimit “Vera e kulturës Tetovare” Jeton Pustina, me prezencë të sekretarit shtetëror Valmir Aziri, drejtorit për arsim e kulturë Ahmed Qazimi, kryetarit te keshillit Bekim Memeti, përfaqësuesit të kabinetit të ministrit Ismail Bislimi, në prezencë të drejtuesve të institucioneve dhe shumë profesorëve universitarë, filloi mbrëmja “Koncert me pjesët më të njohura nga operetat e famshme botërore” të tenorit Shkodran Tolaj dhe pianistit Darko Marinovski.
Veç emocioneve që na krijuan artistët, evenimenti solli një shembull ndryshe të ideimit muzikor duke sjellur operetën si gjini specifike dhe jo të lehtë për tu intepretuar që e që nuk ka qene prezente në Maqedoni. Mbështetur nga Ministria e Kultures, si koncert në kuadër të”Verës së Kulturës Tetovare” solli një publik serioz dhe profesionistë që i dhanë peshë evenimentit.
Falemnderit secilit veç e veç dhe në veçanti maestros Zhani Ciko dhe pianistes Rudina Ciko, z.Sami Piraj zyrtar nga Ministria e Kultures ne Kosovë, Agim Selimi- dekan i fakultetit te Arteve në Prishtinë, deputetit të Kosovës z.Naser Rugova, prof.Sabaudin Zhuta, dirigjentit Thanas Çaçi, regjisorit Jeton Ahmetaj dhe doktoreshëe Luljeta Ahmetaj që udhëtuan nga Vlora, Tirana, Prishtina, Struga si dhe të gjithë të pranishmëve të tjerë nga Decani, Kaçaniku, -Kërçova,Gostivari e Shkupi.
Falemnderit nga zemra Rtv Uskana dhe tv 21.
Tetova edhe njëherë dëshmon se është qendër që mbledh të gjithë shqiptarët!
( Ky koncert më ka motivuar që të tejkaloj ditët e vështira të dy vjetorit të mungesës së babait tim, publicistit Qani Mehmedi andaj dhe kam arsye të them se porosia e babit shkoi në vend se “vetëm vertikalisht arrijmë të jemi dinjitoz në jetë”)
Shkodran Tolaj falemnderit që na bëre krenarë!