
Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, nuk ndalet së angazhuari as në vikend.
Ai ishte i pranishëm ditëve të këtij vikendi në fillimin e punimeve në shtrirjen e rrjetit të kanalizimit në fshatin Dollovë dhe ka inspektuar ecurinë e punimeve në katër projekte të reja, ndërtimin e tribunave të stadiumit të qytetit “18 Qershori”, asfaltimin e rrugës Klinë – Gurrakoc, realizimin e projektit të rrethrrotullimit në udhëkryqin Pejë-Prishtinë-Klinë dhe projektin e rregullimit të varrezave të qytetit, të cilat kanë filluar së realizuari dhe pritet të përfundojnë së shpejti.
Me këtë rast, Elezaj ka kërkuar nga kompanitë kontraktuese që punimet në këto projekte shumë të rëndësishme të përfundojnë në afate sa më të shkurta dhe me cilësi adekuate.
Ai ka thënë se Komuna e Klinës do të vazhdojë me projekte të natyrave të ndryshme, me qëllim të kompletimit të infrastrukturës rrugore, shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në të gjitha fshatrat e Klinës.

