Në interpelancën e thirrur nga Vetëvendosje për rastin Dehari, kanë replikuar kreu i Kuvendit, Kadri Veseli dhe lideri i VV’së, Albin Kurti.
Kryeparlametari Veseli tha se pajtohet me Kurtin kur ky thotë se politika e ka vrarë Astrit Deharin. Por Veseli thotë se pikërisht politika që ka promovuar dhe promovon Albin Kurti e ka quar Deharin drejt vdekjes.
E, Kurti ka thënë se dihet se Vetëvendosje nuk ndjek politikën e pushtetit sepse kanë qenë gjithmonë në opozitë dhe asnjëherë nuk janë pasuar.
“Ne gjithë jetën jetojmë me qira”, ka thënë Kurti.
Ndërsa, Veseli ka marrë serish fjalën, duke i thënë liderit të VV’së se nuk mund të ankohet, përderisa në xhirollohgarinë e tij bankare ka 85 mijë euro.