
Ish-deputeti i Lidhjes Demkoratike të Kosovës Adem Salihaj, ka thënë se Ramush Haradinaj po shkon përsëri në Hagë me skenar të përbashkët të presidentit Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli.
Lajmi i mirë në këtë situatë sipas Salihajt është se vendi do të shkojë në zgjedhje.
Postimi i plotë i tij:
Po përseriten skenarët e mëhershëm, Ramushi sërish dërgohet në Hagë me skenar të përbashkët të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Gjithsesi, kjo qeveri ishte në prag të rënjes, parlamenti ishte i bllokuar që nga fillimi, u shkelën ligjet dhe kushtetuta, asnjëherë Kosova nuk ishte në gjendja kaqë të keqe.
Lajmi i mirë është se Kosova do të shkojë në zgjedhje. LIdhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja nuk duhet t’i bëjnë gabimet e së kaluarës, duhet të bëjnë koalicion parazgjedhor, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të nxirret Kosova nga humnera ku e kanë hedhur këta.
Zërat se LDK dhe VV duhet te shkojnë në zgjedhje ndaras, janë zëra të porositur dhe koordinuar nga SHIK-u dhe PDK-ja. Koalicioni parazgjedhor LDK-VV do të krijonte eufori për fitore dhe do të krijonte mundësi të mëdha që qeveria të krijohet nga një shumicë shqiptare e të mos varet nga votat e serbëve të dirigjuar nga Beogradi.