
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në qytetin e Gjakovës, ku një femër është dhunuar seksualisht nga një person, shkruan Reporteri.net.
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se i dyshuari ka incizuar aktin seksual dhe e ka kërcënuar viktimën se do ta publikojë videon, në rast se e lajmëron policinë.
Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.H, nga Komuna e Deçanit, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “ Dhunimi”, nga neni 227 paragraf 1 të KPRK-së.
Rasti ka ndodhur me 18.07.2019, në orët e hershme të mëngjesit, në Gjakovë, ku pasi janë larguar nga një Klub i natës, e dëmtuara H.M., kishte kërkuar nga i dyshuari L.H, që ta shoqërojë në shtëpinë e saj, ku pasi që janë nisur, i njëjti nuk e ndalon viktimën në vendin e kërkuar por e ndalon veturën në një rrugë, dhe duke e kapur për fyti dhe kërcënuar, me dhunë dhe pa dëshirën e saj e kryen aktin seksual, dhe të njëjtën e incizon gjatë aktit, duke e kërcënuar se në qoftëse e paraqet rastin në Polici, do ta publikonte videon.
Prokurori i rastit ndaj të pandehurit L.H., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.