
Me fillimin e sezonës së verës numër i madh i mërgimtarëve ia mësyjnë vendlindjes.
Pjesa e konsiderueshme e tyre në Kosovë vijnë përmes Serbisë, ku në vazhdimësi po iu shkaktojnë probleme mërgimtarëve tanë.
Përveç pritjeve të gjata në pika kufitare, ata shpesh herë edhe gjobiten gjatë rrugës që kalojnë nëpër Serbi, shkruan Reporteri.net.
Një gjë e tillë i ka ndodhur edhe një mërgimtari nga Zvicra i cili është gjobitur me 1150 euro nga policia serbe.
Ai ka shpjeguar se tri herë është dënuar nga 50 euro vetëm për rrip të sigurisë dhe një herë është dënuar me 1 mijë për arsye që fëmijët e tij nën moshën 6 vjeçare kanë qenë të ulur mbrapa veturës, pa karrige të fëmijëve.
Ai ka vendosur që në rrjetin social Facebook të ndajë këtë informacion me të gjithë mërgimtarët tjerë që kalojnë nëpër Serbi, në mënyrë që edhe të tjerët mos ta pësojnë si ai duke e bërë gabimin e njëjtë. /Reporteri.net
