970×90
970×90

Sot në Junik protestohet kundër devijimit të rrjedhjes së lumit Erenik

Sot në Junik protestohet kundër devijimit të rrjedhjes së lumit Erenik


Komuna e Junikut në bashkëpunim me shoqërinë civile, organizatat e dala nga lufta dhe bizneset lokale sot kanë paralajmëruar protestë gjithëpopullore në ora 10:00 në mbrojtje të lumit Erenik.


Sipas tyre, protesta organizohet kundër vendimeve dhe veprimeve të paligjshme të Komunës së Gjakovës, KRU “Gjakova” dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, për marrjen e lumit Erenik dhe devijimin e rrjedhës natyrale të tij.

Protestuesit do të nisen nga qendra e Junikut në ora 10:00 drejt lokacionit ku po zhvillohen punimet.

Related posts