
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka pritur në rezidencën e tij verore, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Rama nëpërmjet llogarisë se vet në “Instagram”.
“Në mikpritjen e presidentit Erdogan në rezidencën e tij verore në Marmaris”, ka shkruar Rama.