
Anita Haradinaj po merr pjesë në Samitin e Grave në Londër, ku është përzgjidhur si një nga gratë më të fuqishme në botë, me ç’rast ka dhënë edhe një fjalim.
Anita ka shkruar se “është ndjerë e lumtur që ka mundur të ndajë një histori suksesi të grave nga Kosova mes shumë grave të suksesshme nga bota”.
E mes shumë komenteve e lëvdatave që ka marrë Anita, ajo e bashkëshortit të saj, kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt, ishte ndër më të mirat.
“Nuk ka ndjenjë më të mirë se të kesh pranë një grua të fuqishme, që nuk dorëzohet asnjëherë, e që lufton për të drejtat e grave!”.