970×90
970×90

Naser Rugova i thotë Haradinajt: Analfbat dhe injorant

Naser Rugova i thotë Haradinajt: Analfbat dhe injorant

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Naser Rugova ka thënë se në vend se të normalizohet sistemi shëndetësor në Kosovë, sipas tij, kryeministri dhe ministri i shëndetësisë deklarojnë se kemi kapacitete të ofrojmë shërbime shëndetësore edhe për Gjermaninë, e në anën tjetër nënshkruajnë memorandum që të na largohet personeli shëndetësor – infermierët.

Rugova këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook i cili ka shkruar se pak orë pas këtyre deklarimeve, kryeministri reagon ashpër ndaj vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë i cili ka rekomanduar mbylljen e tre universiteteve publike.

“Unë e di që ti dhe universiteti jeni larg, a ke ndonjë këshilltar apo zyrtar që sado pak merr vesh çka është pavarësia e universiteteve?!”, ka shkruar Rugova

Postimi i plotë:

Në vend se ta normalizojnë sistemin shëndetësor në vendin tonë, kryeministri dhe ministri i shëndetësisë deklarojnë se kemi kapacitete të ofrojmë shërbime shëndetësore edhe për Gjermaninë, e në anën tjetër nënshkruajnë memorandum që të na largohet personeli shëndetësor – infermierët! Pse të na largohet personeli mjekësor kryeministër, ministër i shëndetësisë?!! Sepse e keni vra shpresën në këtë vend!
Pak orë pas këtyre deklarimeve, kryeministri reagon ashpër ndaj vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësise i cili rekomandon mbylljen e tre universiteteve publike të cilat politika i ka degjeneruar dhe i ka sjellur në gjendje me ju vu dryrin! Nuk ke të drejt të ndërhyshë në këto çështje o kryeministër, a e din çka ke bërë me shkarkimin e Agjensionit të Akreditimit kur Kosovën e larguan nga EQAR?
Unë e di që ti dhe universiteti jeni larg, a ke ndonjë këshilltar apo zyrtar që sado pak merr vesh çka është pavarësia e universiteteve?!
A po e shifni sa shumë po e dëmtoni vendin, nuk mbeti asgjë pa e shkatërru!?
Dorëheqja është pak, analfabet, injorant me logjikë mercenare!

Related posts