970×90
970×90

Zyberaj ja vendos fusnoten Serbisë

Zyberaj ja vendos fusnoten Serbisë

Shefi i kabinetit të Behgjet Pacollit, z, Jetlir Zyberaj, ka lajmëruar se Kosova do të kryesojë Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP). Po, kur ka përmend shtetet të cilat janë anëtare, ku pjesë e saj është edhe Serbia, Zyberaj shtetit serb i ka vendosë fusnotën.

Shkrimi i plotë:

Nga sot, Kosova do të kryesojë Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP). Pjesë e kētij Procesi janë vendet e Evropës Jugindore: Kosova, Shqipëria, Bosnje dhe Herzegovina, Sllovenia, Kroacia, Mali i Zi, Serbia*, Maqedonia Veriore, Greqia Bullgaria, Rumania dhe Turqia.
Përmes kryesimit të SEECP, ne do t’i dëshmojmë rajonit dhe evropës që ndryshe nga disa vende evropiane, Kosova nuk njeh lodhje në procese demokratike, të integrimit dhe zhvillimit në Evropë. Urime!!!

*Ky përcaktim është pranuar për faktin se shteti i Serbisë ka kryer krimet më të rënda kundër njerëzimit(pas luftës së dytë botërore) në Kosovë, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë dhe ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera.
Shteti serb vazhdon edhe sot të pengojë pajtimin në rajon.

Related posts