
Kryeministri i Kosovës Ramush Hradinaj në një konferencë për media me kryetarin e komunës së Vushtrrisë Xhaferr Tahiri tha se kanë biseduar për shumë tema me rëndësi për qytetin e Vushtrisë.
Në një bashkëbisedim me gazetarët, Haradinaj u pyet edhe për procesin e liberalizimit të vizave ku theksoi se nuk janë shumë larg për të pasur një lajm pozitiv, por shtoi se kjo çështje nuk është e lidhur me taksën.
Ai foli edhe për vizitën e Macron në Serbi ku tha se marrëdhëniet me shtetin Francez janë të konsoliduara duke qenë se ato tashmë e kanë njohur Kosovën shtet.
Ndërsa pranoi se për taksën po kërkohet të pezullohet ,por theksoi se nëse lëshojmë pe për taksën do të jetë e vështirë të na njohë Serbia.
“Si t’na njeh Serbia e hekim taksën” ka thënë Haradinaj para gazetarëve duke nënkuptuar që taksa nuk do të hiqet.