
Sot është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, ku u diskutua për gjendjen e sigurisë komunale dhe rritjen e fluksit të aktivitetit si nga diaspora ashtu edhe nga turistët vendor dhe ndërkombëtar. Transmeton GazetaProjekti.
Komandanti i stacionit policor në Junik z.Syla raportoj para kryetarit të Komunës së Junik z.Agron Kuçi dhe anëtarëve të KKSB-së për gjashtëmujorin e parë të punës për vitit 2019 dhe nivelin e krimit e vlerësoj zero, njëherit njoftoj Këshillin edhe për aktivitetet e radhës me qëllim të ofrimit të sigurisë gjatë sezonit verorë.
Shqetësimi kyq i këti takimi ishte ndërhyrja e jashtëligjshme e KRU Gjakova në burimin e lumit Erenik, ku me vota unanime u vendos që të organizohet protesta e radhës gjithëpopullore në vendpunishte, komandantit të stacionit policor dhe inspektorëve ju kërkua që të ndalojn punimet menjëher, pasiqë kompania ka hy në territorin e Junikut dhe po dëmton tokat private përçka edhe qytetarët do ngrehin padi.
______________________________
Komuna Junik