970×90
970×90

Haradinaj pret nga PDK-ja që ta sjell emrin e ri për ministër të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë

Haradinaj pret nga PDK-ja që ta sjell emrin e ri për ministër të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë


Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ka mbetur pa ministër, që kur është larguar nga kjo pozitë Besim Beqaj.

Për propozimin e ministrit të ri ka folur të enjten kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se është në pritje të partnerit të koalicionit PDK-së që ta propozojë emrin e ri se kush do ta zëvendësojë Besim Beqajn.

“Propozimi pritet të vije nga Partia Demokratike e Kosovës. Kurdo që ata kanë një propozim unë do ta shqyrtojë. Deri më tani nuk ka ndonjë propozim. Unë kam interes për t’i emëruar ministrat edhe për shkak të kuorumit. Sa më shpejt që ndodh, do të ishte një gjë e mirë”, ka thënë Haradinaj në konferencën e sotme për medie pas mbledhjes së Qeverisë.

Më 20 qershor Besim Beqaj është larguar nga posti i ministrit të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë me pëlqimin e liderit të PDK-së, Kadri Veseli, i cili ka marrë vendim që të gjithë zyrtarët e kësaj partie që kanë aktakuza t’i lirojnë pozitat në institucionet e Kosovës.

Related posts