
Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Ameriks, Vlora Çitaku do të udhëtoj për në Izrael në një vizitë zyrtare.
Çitaku ka thënë se është ftuar nga Komuniteti Hebraik Amerikan.
Kjo është bërë e ditur nga vet Çitaku përmes një postimi në Facebook, derisa ka njoftur se ajo do të jetë diplomatja e parë kosovare në Izrael, përcjell lajmi.net.
“Derisa po bëhem gati për të vizituar Izarelin përmes Komunitetit Hebraik Amerikan, si diplomatja e parë nga Kosova që është ftuar si mysafir, nuk mund të mos i kujtoj mesazhet e fuqishme të mbështetjes së Izraelit ndaj Kosovës në orët tona më të errëta” ka shkruar Çitaku.
Postimit të saj i ka bashkangjitur një video nga fjalimi i kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu. /
