
Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Junikut, z. Agron Kuçit, Kuvendi Komunal i kësaj komune ka shpallur” Qytetar Nderi të Junikut” , ish komandantin e zonës perēndimore, kolonel Vincenzo Grasso, tani zëdhënës i KFOR-it, misionit paqëruajtës në Kosovë. Shkruan gazetaprojekti.com.
Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Junikut përmes një komunikate për media.
Me propozim të Kryetarit të Komunës së Junikut z. Agron Kuçi , bazuar në përgjegjësitë e përcaktuara me Ligj, statut dhe rregullore, Kuvendi Komunal shpall ” Qytetar Nderi të Junikut” , ish komandantin e zonës perēndimore, kolonel Vincenzo Grasso, tani zëdhënës i KFOR-it, misionit paqëruajtës në Kosovë.
Ky çmim është ndarë me motivacionin: Pér kontributin e jashtëzakonshëm në ofrimin e sigurisë së qytetarëve të Republikès së Kosovēs, krijimin e njē ambienti paqēsor, të qetë dhe të sigurtë pēr të gjithë qytetarët pa dallime etnike, bazuar në parimet e proklamuara me Konventat Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut dhe vlerat perëndimore dhe për përkrahjen e mbështetjen e vazhdueshme të Komunës së Junikut në objektivat qeverisëse. //GAZETAPROJEKTI//



