
Ditë më parë një fotografi e zëvendësministrit Shukri Maxhuni i cili gjatë një udhëtimi me veturë zyrtare, mbante këmbët në xhamin e përparmë të veturës, ngjalli reagime të shumta.
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, mëngjesin e sotëm ka vendosur që ta lirojë nga detyra zëvendësministrin e Bujqësisë, Shukri Maxhuni.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Sot kam liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Kujtojmë se edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, kishte kërkuar shkarkimin e Maxhunit.