Plazhet e Floridas janë ndër më të preferuarat por edhe një nga ato plazhe që gjithçka mund të ju ndodh.
Disa pushues u shokuan me atë që panë vetëm pak metra larg tyre. Ishte një peshkaqen.
“Bishti i tij shihej, pastaj ai u zhduk”, tha pushuesja Fran Kumpf për CNN duke treguar se peshkaqeni ishte vetëm disa metra afër saj.
Helikopteri i lajmeve ka kapur nga lart momentetin ku shihej se peshkaqeni ishte parë deri tek ujërat e cekura.
Gjithsesi Organizata Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Gjallesave Ujore thotë se që prej vitit 1926 ka pasur vetëm 29 sulme të regjistruara të peshkaqenëve në botë. Fjala është për sulme të paprovokuara nga njerëzit, ku prej tyre vetëm një ka përfunduar me fatalitet