970×90
970×90
970×90
970×90

Deputetët shkojnë në deti, harrohen punët kryesore të kuvendit

Deputetët shkojnë në deti, harrohen punët kryesore të kuvendit

Edhe pak ditë iu kanë mbetur deputetëve të Kuvendit të Kosovës para se të shkojnë në pushim veror. Ajo se çka do të mbahet mend prapa këtij sesioni janë pak seanca të mbajtura, e paralajmërimi për mocion që si duket është shtyrë për në vjeshtë. Për Gazetën Express ka folur deputeti i LDK-së, Naser Rugova e Artan Murati nga KDI

Që nga fillimi i punës së Qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj, opozita e pakënaqur ka paralajmëruar se do ta largojnë të njëjtën me mocion mosbesimi.

Megjithatë, deri më tani, opozita nuk ka arritur të sigurojë 61 votat që iu nevojiten për ta çuar në shtëpi këtë qeveri. Pa i pasur tre numrat që janë minus, veçse është bërë e ditur nga LDK, Vetëvendosje e PSD se nuk do të fillojnë me dhënien e nënshkrimeve. 

Tema e mocionit e ka karakterizuar këtë legjislaturë, e po që se shihen në praktikë, deputetët kanë qenë shumë pak aktiv për të miratuar ligjet që ka kohë që po shtyhen nga dita në ditë.

Duke folur për Gazetën Express, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova po thotë se partnerët e koalicionit nuk po munden të kalojnë asnjë ligj pa ndihmën e opozitës, derisa shton se opozita është e vendosur që të marrë pjesë me votë në kuvend vetëm për ligje të rëndësishme e marrëveshje ndërkombëtare.

“Puna e Kuvendit gjatë këtij mandati është përcjellë  me një menaxhim të dobët me mos përmbushje të agjendës legjislative, me mos kryerjen e obligimeve kushtetuese që i ka kuvendi si organi më i lartë legjislativ, janë prolonguar shumë pika të rëndësishme, janë duke pritur me dhjetëra ligje që kanë impakt direkt përmirësimin e jetës së qytetarët. Muajin e fundit kjo mazhorancë është jofunksional sepse partnerët e koalicionit nuk e kanë shumicën dhe nuk mund ta kalojnë asnjë ligj pa ndihmën e opozitës. Ne si opozitë, kemi votuar ligje të rëndësishme dhe marrëveshje ndërkombëtare që shteti i Kosovës fiton nga to, por që me punën e Kuvendit, ne s’kemi marrë pjesë disa herë në votime ose kemi abstenuar, e në mungesë të kuorumit janë detyruar ta mbyllin punën, sepse nuk e kanë shumicën në Kuvend”, thotë Rugova, derisa shton se si duket deputetëve të pozitës do të ju konvenojnë që mocioni mund të shtyhet për në vjeshtë.

“Kjo mund të ju konvenojë por që në secilën periudhë në kohë të caktuar për secilin institucion bëhet një raport i punës dhe mazhoranca nuk kanë me çka të arsyetohen, ka me dhjetëra institucione kushtetuese, borde, ka shumë raste ku dhjetëra herë janë shtyrë pika të caktuara, dua të them se kjo periudhë e pushimeve mund të duket se do t’ia zgjasë jetën kësaj qeverie të pakicës”, tha deputeti i LDK’së.

 E përderisa Rugova e arsyeton mos prezencën që disa herë e ka bërë opozita në seanca të Kuvendit, shoqëria civile po thotë se kuvendi është joefektiv e deputetët nuk janë serioz në punën e tyre.

Artan Murati nga KDI ka thënë për Express se sesioni që do të përfundojë edhe pak ditë nuk ka prodhuar rezultate konkrete edhe pse janë mbajtur një numër i seancave. 

“Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon të mbetet joefektiv dhe deputetët joserioz në punën e tyre. Ky sesion i cili do të përmbyllet së shpejti nuk ka prodhuar rezultate konkrete, edhe përkundër faktit se janë mbajtur një numër i konsiderueshëm i seancave, sidomos atyre të jashtëzakonshme. Mungesa e kuorumit vazhdon të mbetet problematika kryesore në Kuvend, problem ky që vihet edhe më shumë në pah pas dështimit të vazhdueshëm të koalicionit qeverisës për të garantuar shumicën parlamentare”, thotë Murati, derisa tregon që këtë vit janë miratuar vetëm 27 ligje.

“Përgjatë vitit 2019 deri më tani janë miratuar 27 ligje, numër relativisht i vogël duke e pasur parasysh ngarkesën e punës së Kuvendit”, deklaroi. 

Murati duke folur për mocionin për rrëzim të Qeverisë se  tha se një gjë e tillë po vazhdon të pamundësohet shkaku i mungesës së numrave.

“Në anën tjetër, subjektet opozitare, sidomos LDK dhe VV, në vazhdimësi kanë përmendur mundësinë e rrëzimit të qeverisë, por një gjë e tillë është pamundësuar shkaku i mungesës së numrave. Pas dakordimit për mos rrëzimin e qeverisë me votat e Listës Serbe, opozitës i duhen edhe 4 vota për të pasur mocion të suksesshëm, por një gjë e tillë është e pamundur të ndodhë pa votat e deputetëve të koalicionit qeverisës. Në këtë situatë, opozitës i duhet përkrahja e dikujt nga koalicioni qeverisës, e duke pasur parasysh përvojat paraprake, nuk është e pamundur që dikush nga koalicioni qeverisës të votoj pro rrëzimit të qeverisë”, ka bërë të ditur Murati.

Ndryshe, këtë vit Kuvendi i Kosovës ka mbajtur 28 seanca

Related posts