970×90
970×90
970×90
970×90

kërkohet që Ramush Haradinaj ta drejtojë dialogun me Serbinë

kërkohet që Ramush Haradinaj ta drejtojë dialogun me Serbinë

Në një konferencë të mbajtur nga KDI, u tha se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me kushtetutshmërinë e Ligjit për Delegacionin Shtetëror shënon një pikë kthese në procesin e dialogut pasi hiqen të gjitha dilemat lidhur me rolin dhe përgjegjësitë e institucioneve kushtetuese në fushën e politikës së jashtme

“Pas kontestimit të Ligjit në Gjykatën Kushtetuese nga dy partitë opozitare, LDK dhe LVV, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese qartazi përcaktoi që kompetencat e institucioneve kushtetuese nuk mund t’i barten ‘mekanizmave të posaçëm’ të cilat nuk janë të parapara me Kushtetutë. “Aktgjykimi  konstatoi që Ligji si i tillë cenon parimin e ndarjes së pushtetit, vlerat demokratike të qeverisjes, ushtrimin e kompetencave të Kuvendit, të Qeverisë dhe Kryeministrit në sferën e politikës së jashtme”, Thotë Jeta Krasniqi nga KDI.

Sipas Krasniqit, para votimit të Ligjit në Kuvend, KDI ka ndarë me deputetët e Kuvendit një analizë të këtij ligji ku kishte ngritur çështjet lidhur me ndarjen e pushteteve, hierarkisë institucionale si dhe mangësi të tjera të cilat shoqëronin këtë ligj.

“KDI ka kërkuar në vazhdimësi që spektri politik të arrijë konsensus lidhur me çështjen e dialogut, duke mirëpritur nismat e ndërmarra në këtë drejtim të cilat kthenin diskutimin në Kuvendin e Kosovës. Ky unitet i spektrit politik nuk arriti të formalizohej as pas përpjekjeve nëpërmjet krijimit të Delegacionit Shtetëror në dhjetor të vitit të kaluar”, thekson Krasniqi. 

“E tërë periudha e funksionimit të Delegacionit Shtetëror ka qenë e shoqëruar me mungesë të theksuar të transparencës dhe llogaridhënies karshi Kuvendit, shoqërisë civile dhe qytetarëve në përgjithësi. Praktika e jotransparencës është vërejtur edhe sa i përket shpenzimeve dhe punësimeve në Delegacion, përkatësisht në administratën e tij, për të cilat Qeveria kishte ndarë mjete në vlerë prej 300,000 eurosh”, shtoi ajo.

Ndërkaq KDI bën thirrje që të gjitha institucionet ta respektojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetiese dhe të veprojnë në përputhje me të. 

“Procesi i dialogut duhet të rikthehet nën udhëheqjen e Kryeministrit të vendit dhe nën mbikëqyrjen e rregullt të Kuvendit të Kosovës. Kryeministri dhe Presidenti duhet të konsultohen dhe të funksionojnë të koordinuar në kuadër të përgjegjësive të tyre kushtetuese, duke lënë anash përplasjet politike rreth përfaqësimit në këtë proces. Procesi i dialogut duhet të zhvillohet mbi bazën e ‘vijave të kuqe’, të cilat duhet të garantojnë mostjetërsimin e integritetit territorial të Kosovës, funksionimin e brendshëm unitar të shtetit, statusin e Kosovës të përfunduar si shtet i pavarur dhe sovran, si dhe sovranitetin e Kosovës si shtet me të drejta të plota dhe të barabarta në arenën ndërkombëtare”, thekson KDI. 

Ndërkaq KDI thotë se faza përmbyllëse e dialogut duhet t’i nënshtrohet transparencës së plotë. Kryeministri dhe Presidenti duhet të raportojnë në Kuvendin e Kosovës mbi diskutimet të cilat janë zhvilluar rreth fazës përmbyllëse të dialogut./GazetaExpress

Related posts