
Çdo shtëpi e bukur nuk do të mund të quhej e tillë pa pasur një kopësht të rregulluar mirë ku do të të pushonin sytë me pamjen magjepëse.
E një gjë të tillë ua mundëson Shaban Tofaj me kompaninë e tij, “TofajGMBH- Garten- und Pflasterbau”, shkruan Gazeta Projekti.
Tofaj i cili ka prejardhje nga Juniku e udhëheqë këtë kompani që nga viti 2011 kur edhe është hapur për herë të parë. Pronari i kësaj kompanie është përkujdesur që të ndihmojnë junikasit kështu duke i punësuar në kompaninë e tij dhe duke i pajisur me kontrata të rregullta.

Kjo kompani meqënëse për gjithë këto vite ka dëshmuar se është korrekte, profesionale dhe që ëndrrën e çdo personi mund ta bëjë realitet, andaj ka marrë vëmendjen e mediave gjermane.

‘’Badische-Zeitung’’, në një artikull të publikuar thonë se ”Tofaj GmbH” janë kompani lidere dhe punojnë me profesionalizëm.

‘’Tofaj GmbH’’. tashmë mund t’i gjeni në lokacionin e ri pranë Stacionit Haagen./Gazeta Projekti/

