
Ka disa ditë që kushtet meteorologjike mbi vendin tonë kanë kushtëzuar edhe erëra të fuqishme.
Shpejtësia e erës ishte më e theksuar gjatë ditës së sotme, e kjo ka bërë që një lis të rrëzohet në qendër të Prishtinës, shkruan Reporteri.net.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj”, përballë stacionit të Policisë në Qendër.
Si pasojë qarkullimi i veturave në këtë pjesë të kryeqytetit është vështirësuar. Nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale. /Reporteri.net
Shikoni pamjet:




