Në zonën industriale në Shirokë të Suharekës gjatë mesnatës ka ndodhur një grabitje me armë zjarri.
Viktima i cili ka qenë roje në një objekt afarist ka rrëfyer se kanë qenë tre persona duke mbajtur atë në kontroll nën presionin e armës.
Të dyshuarit kanë hyrë në objekt duke dëmtuar kasafortën dhe vjedhur paratë.
Në raportin policor thuhet se nuk ka të lënduar.