970×90
970×90

Vetura e familjes nga Istogu qëllohet me plumba, brenda ishin tre fëmijë

Vetura e familjes nga Istogu qëllohet me plumba, brenda ishin tre fëmijë


Një person në fshatin Trubohovc të Istogut ka raportuar se derisa ka qenë duke e drejtuar automjetin e tij kombi me targa vendore ka dëgjuar disa të shtëna nga arma e zjarrit.


Për pasojë ndonjë predhë e fishekut të armës dyshohet se ka goditur dhe ka thyer xhamin e pasmë të automjetit.

Në automjet së bashku me viktimën ka qenë bashkëshortja e tij me tre fëmijë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore por nuk është gjetur ndonjë dëshmi përveç pjesë të xhamave të thyer.

Për shkak të shqetësimit tre fëmijët kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin e Pejës.

Rasti është nën hetime. /Reporteri.net

Related posts