970×90
970×90
970×90
970×90

Pacolli: Kosova gati për t’u bërë pjesë e OKB-së

Pacolli: Kosova gati për t’u bërë pjesë e OKB-së


Në ditën e dytë të punimeve të samitit 30-të, të Forumit Crans Montana, Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ishte panelist dhe mbajti fjalim, ku tha se Republika e Kosovës është gati për t’u bërë pjesë e OKB-së me rolin e saj konstruktiv në rajon prej 20 vjetësh që ka fituar lirinë e saj. 

Në kuadër të prezantimit, zëvendëskryeministri Pacolli prezantoi të arriturat dhe sfidat e Kosovës në fushën e integrimit, demokratizimit, anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, sundimit të rendit e ligjit, ekonomisë.

“Nga ky forum i respektuar i drejtohem miqve tanë spanjollë: Kosova nuk ka lidhje me Katalonjën, sepse ne kemi dalë nga një periudhë e gjatë represioni kolonial, i cili kulmoi me gjenocid në vitin 1999”, potencoi ministri Pacolli duke i’u drejtua pjesëmarrësve të nivelit të lartë të Forumit të Crans Montanës në Zvicër, forum që prej 30 vjetësh është shndërruar në institucion dialogu real.

Gjatë fjalimit ministri Pacolli e njoftoi audiencën me të arriturat e Republikës së Kosovës nga shpallja e pavarësisë, njohur ndërkombëtarishtë nga 116 shtete, ashtu dhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Në vazhdim të fjalimit të tij në këtë samit, ministri Pacolli, audiencës se përfaqësuar në nivel ministrash dhe strukturave të larta qeverisëse të shumë vendeve të botës, ju drejtua duke i njoftuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Ai ftoi miqtë afrikanë që ende nuk e kanë bërë – të njohin Kosovën dhe të vendosin marrëdhënie bashkëpunimi në të gjitha fushat, madje dhe në atë universitare.

Sa I përket aspektit ekonomik ministri Pacolli i bërë ftesë të gjithë përfaqësuesve të vendeve të botës që janë pjesë e këtij Forumi që të konsiderojnë Kosovën si një destinacion relativisht i ri për investitorët e huaj. 

“Vendi im ofron mundësi të mëdha për investime dhe një klimë investimi gjithnjë e më të favorshme”, tha Pacolli.

Forumi i Crans Montanës, këtë vit me iniciativën e Kosovës do të zhvillohet në Prishtinë, duke e shndërruar Kosovën në një adresë globale të paqes dhe dialogut mes akterëve të ndryshëm shtetërorë apo socialë anembanë botës.

​ 

Related posts