
Ish i dashuri i këngëtares Dhurata Dora, Masari duket se e ka harruar të kaluarën e tij, ai tashmë është fejuar.
Vite më parë u zbulua i dashuri i këngëtares Dhurata Dora. E pas shumë vitesh bashkë ata u bënë temë e mediave rozë për ndarjen e tyre të cilën akoma nuk e dijmë, shkruan Gazeta Express.
Dyshja i ndanë rrugët e tyre duke vazhduar të punojnë secili në karrieren e tyre, Dhurata si këngëtare dhe Masari si doktor i dhëmbëve.
Edhe pse për Dhuraten nuk u përfol më se është në lidhje me dikë, ish i dashuri i tij duket se e ka harruar fare të kaluarën.
Ai tashmë është fejuar me vajzën të cilën e do.
Edhe pse ai nuk e bëri të madhe këtë festë, në një video ku ka postuar së fundmi në Snapchat, Gazeta Express ka kuptuar se ai në gishtin e tij mbanë një unazë e cila qartë shihet se është unazë fejese.
Nuk e dijmë se kush është vajza në krahët e ishit të këngëtares, por a thua se si do të reagoj Dhurata kur ta kuptoj këtë fakt?!
