
Komuna e Junikut është një komunë dhe qytet i vogël në Kosovën perëndimore, në Qarkun e Pejës, e cila nuk ka minoritete.
Juniku është e vetmja Komunë në Kosovë që nuk ka minoritete, dhe 100 për qind e banuar me popullsi shqiptaro-ilire.
Juniku si vendbanim përmendet në librin e Ptolemeut (87-150) me emërtimin JUDICO, si pjesë e Judico- avi, atum, are: që do të thotë- gjaku. Junetio-onis: që do të thotë-bashkim, lidhje. Unus, a unum: që do të thotë- i vetëm, i jashtëzakonshëm, i veçantë, i pashoq. Dardanisë Ilire, Perandorisë Romake.
Gjithashtu, Juniku është e vetmja Komunë në Kosovë që Kullën e ka shndërruar në Bibliotekë të Komunës, e cila emërtohet me emrin e poetit të madh vendas, “Din Mehemeti”./