
Këngëtarja që solli një lloj revolucioni të repit për vajza në Kosovë, Tayna është shndërruar në artisten më të kërkuar të momentit.
Që prej debutimit të saj me reperin Don Phenom me këngën ‘Columbiana’, Tayna ka mbledhur afër 1 milionë ndjekës nëpër rrjetet sociale në pak më shumë se një vit, shkruan Reporteri.net
Ajo së fundmi iu është bashkuar flotes së këngëtarëve më të njohur të estradës që bëhen pjesë e Prince Instant.
Pas Ledrit, Tayna do të jetë imazhi kryesor i Prince Instant me të cilen do të realizohen disa kampanja televizive gjatë këtij viti.

Me rastin e prezantimit të saj dhe paralajmërimit të koncertit, Tayna është shprehur e lumtur me bashkëpunimin.
“Ma së pari jam e lumtur që jam përzgjedhur. Është e vërtetë që nesër e kemi koncertin”, ka thënë Tayna.
Për të gjithë fansat e Taynas, Prince Instant do të organizojë një koncert masiv në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë më 27 qershor prej orës 17:00./