Kuvendi ka votuar Fehmi Mehmetin për guvernator të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. Nga 110 deputetë, për Mehmetin kanë votuar 60 deputetë. Në listën e kandidatëve për guvernator ishin: Fehmi Mehmeti, Shkëndije Himaj, Besnik Bislimi dhe Safet Merovci
Në seancën e sotme plenare Kuvendi i Kosovës ka votuar për zgjedhjen e Guvernatorit të BQK-së, pozitë kjo që ka mbetur bosh pasi Bedri Hamza u emërua ministër i Financave.
Më datën 11 shtator 2017-të, z. Fehmi Mehmeti është emëruar nga Bordi i BQK-së për ushtrues detyre të guvernatorit deri në zgjedhjen e guvernatorit të ri. Ndërsa më parë z. Fehmi Mehmeti, më datë 1 shtator 2013, është emëruar në pozitën e zëvendësguvernatorit për Mbikëqyrje Financiare, në Bankën Qendrore të Republikës
së Kosovës.