970×90
970×90
970×90
970×90

Burrat tremben prej grave inteligjente. Ja arsyet pse!

Burrat tremben prej grave inteligjente. Ja arsyet pse!


Gratë inteligjente kanë aftësinë për të trembur burrat, kjo është ajo që tregon shkenca përmes studimit të kryer nga ekipi i psikologëve Lora E. Park, Ariana F. Younge dhe Paul Eastwick nga tre universitete të shkëlqyera amerikane: Buffalo , Kaliforni dhe Teksas. Meshkujt ndjejnë parehati dhe siklet para një gruaje me inteligjencë të rafinuar. Rezultati i këtij konflikti, i cili ka zgjatur nga kohra të lashta, bën që burrat të zgjedhin një grua më pak të mprehtë, që e bën figurën e burrit të spikatur brenda çiftit, në mënyrë që ai të mund të ndiejë ende elementin mbizotërues. Gratë e zgjuara u pëlqejnë, por është më mirë nëse ato qëndrojnë larg dhe nuk sulmojnë hapësirën ndërpersonale të burrit.

Për më tepër, sipas këtij studimi, nëse përveç të qënit e mprehtë, gruaja është edhe e bukur, ky mund të jetë një problem serioz për gjininë mashkullore që jeton me konceptin që një grua e bukur nuk mund të ketë një mendje të mprehtë, e të bukur në të njëjtën kohë. Kjo është arsyeja pse ka gjithnjë e më shumë gra të karrierës që janë të vetme e që e kanë të vështirë të ndërtojnë një jetë familjare. Studimi nga treshja e psikologëve tregon se si i ashtuquajturi mashkulli alfa ndjehet me të vërtetë i kërcënuar nga superioriteti intelektual i seksit të kundërt dhe për fat të keq kjo gjë është gjithashtu e dukshme në botën e punës, ku rolet e mbikëqyrjes dhe drejtimit janë në shumicën e rasteve të zëna nga burrat.

Eksperimenti, i ndarë në dy pjesë, u krye në një mostër prej 105 burrash, për të cilët në pjesën e parë të testit u propozuan dy lloje të skenarëve: gratë me rezultate të shkëlqyera në anglisht dhe matematikë, më të larta krahasuar me ato të burrave dhe gratë me suksese mediokre në të njëjtat lëndë, por këtë herë më të ulëta se ato të burrave. Në pjesën e dytë, ndërkohë, burrat iu nënshtruan një prove IQ për të afruar burrin me një grua që kishte shënuar më shumë pikë se të tijat, në të njëjtin test.

Rezultati i këtij eksperimenti ka treguar se si burri mori distancë nga gratë duke i quajtur gratë më inteligjente më pak tërheqëse, por pa një motivim real dhe objektiv, përveç atij (të pashprehur) që, aftësia e tyre intelektuale i frikësojnë burrat, duke shuar çdo lloj interesi që ngjall fillimisht nga pamja e jashtme. Burrat u përpoqën të mbajnë distancën e tyre duke shmangur dhe zvogëluar të gjitha llojet e kontakteve fizike dhe emocionale, në mënyrë që të ruajnë “mashkulloritetin” e tyre në mënyrë që të mos kompromentohet./bota.al

Related posts