970×90
970×90
970×90
970×90

Kapsch TrafficCom vë në funksion sistemin e parë e-tiketave të BE në Bullgari, para kohës së planifikuar

Kapsch TrafficCom vë në funksion sistemin e parë e-tiketave të BE në Bullgari, para kohës së planifikuar


Një njoftim i rëndësishëm vjen nga Konsorciumi Kapsch Traffic Solutions edhe për qytetarët e Kosovës që do të udhëtojnë në Bullgari, dhe bëhet fjalë për aplikimin e-etiketave për të shfrytëzuar autostradat.

Konsorciumi Kapsch Traffic Solutions vuri në funksion një sistem plotësisht funksional e-tiketash për autoritetet bullgare në tërë vendin. Sistemi u lëshua në përdorim dhe iu dorëzua autoriteteve më 17 dhjetor 2018, dy muaj para afatit të planifikuar. Dëshmia e plotë e efikasitetit të sistemit ishte nënshkruar në maj 2019 dhe autoritetet bullgare e kishin pranuar atë pa ndonjë vërejtje.

Tani të gjithë përdoruesit e rrugës që udhëtojnë nëpër Bullgari mund të blejnë e-tiketa përmes një aplikacioni në telefon celular, një ueb-faqeje ose terminaleve me vetë-shërbim në pikat e karburantit, pa pasur nevojë për të gërvishtur fletëpagesat e vjetra që vendosen në xhamin e përparmë të automjeteve të tyre.

Autoritetet rrugore të Bullgarisë në fund të 2017 ia kishin dhënë Konsorciumit Kapsch Traffic Solutions kontratën për të zbatuar në mbarë vendin në Bullgari një sistem të pagesës së rrugëve për kamionë me peshë mbi 3.5 tonë. Kontrata vlen edhe për të vënë në funksion të tiketave elektronike për automjetet e pasagjerëve. Projekti do të zgjasë 19 muaj dhe përfshin shpërndarjen dhe vendosjen e 500 terminaleve për vetë-shërbim për regjistrimin dhe lëshimin e tiketave elektronike, 100 automjete të zbatimit, 100 pajisje për matjen e peshës gjatë lëvizjes, dhe 100 shtylla për vendosjen e mbishkrimeve për pagesë rruge, si dhe një qendër të dhënash dhe një zyrë pune.

Konsorciumi Kapsch Traffic Solutions përfundoi fazën e parë të projekteve me shpërndarjen e sistemit operativ të e-tiketave në tërë vendin. Kompania dorëzoi të gjitha automjetet e kontrollit, sistemin qendror kompjuterik të e-tiketave dhe qendrat e të dhënave operative, dyqanin online, 500 SST dhe aplikacionin për celular me kohë për t’i lëshuar në përdorim më 17 dhjetor 2018, para afatit të planifikuar.

Çmimi i përdorimit të rrjetit rrugor kombëtar, i cili mbulon më shumë se 16,000 km, mbetet e njëjtë për përdoruesit e rrugëve. Sistemi është fleksibil dhe u ka mundësuar autoriteteve që të fusin në përdorim produkte të reja tiketash, me vetëm pak klikime më tepër, pa kurrfarë kostoje shtesë. Autoritetet shfrytëzuan këtë mundësi dhe futën në përdorim një tiketë për fundjavë, për ata që udhëtojnë më rrallë. Tani ajo është në dispozicion krahas e-tiketave vjetore, tremujore, mujore dhe javore që tashmë janë të njohura në treg.

Duke filluar nga 1 janari 2019 të gjithë përdoruesit e rrugëve, në mënyrë që të përdorin rrugën në Bullgari, duhet të kenë nga një e-tiketë të regjistruar.

Bullgaria është vendi i gjashtë në Evropë në të cilin Kapsch-it i është dhënë përgjegjësia për zbatimin e një sistemi në tërë vendin për mbledhjen e pagesave të rrugëve, pas Austrisë, Zvicrës, Polonisë, Republikës Çeke dhe Bjellorusisë, dhe i pari në BE ku Kapsch zbaton sistemin e e-tiketave.

Kapsch TrafficCom është ofrues i sistemeve inteligjente të transportit në fushat e pagesave për rrugë, menaxhimit të trafikut, mobilitetit urban ‘të mençur’, sigurisë së trafikut, dhe automjeteve të lidhur. Si ofrues në një vend (one-stop), Kapsch TrafficCom ofron zgjidhje të tërësishme që mbulojnë tërë zinxhirin e krijimit të vlerës së klientëve të saj, nga komponentët dhe projektimi, deri te zbatimi dhe operimi i sistemeve. Zgjidhjet e mobilitetit që ofron Kapsch TrafficCom ndihmojnë për ta bërë trafikun rrugor më të sigurt, si dhe më të besueshëm, më efikas dhe më të rehatshëm, si në zonat urbane, ashtu edhe në autostrada, ndërsa gjithashtu ndihmon për të ulur nivelin e ndotjes.

Kapsch TrafficCom është ofrues i njohur ndërkombëtarisht i sistemeve inteligjente të transportit në sajë të projekteve të shumta që i ka realizuar me sukses në mbi 50 shtete në tërë botën. Kjo kompania në pronësi të një familjeje e ka selinë në Vjenë, Austri, dhe në vitin 2017 festoi 125 vjet të zhvillimit dhe zbatimit me sukses të teknologjive të reja në dobi të klientëve të saj. Si pjesë e Grupit Kapsch, Kapsch TrafficCom ka filiale dhe degë në mbi 30 vende. Ajo është në listën e Prime Market të Bursës së Vjenës nga viti 2007 (me simbolin: KTCG). Kapsch TrafficCom aktualisht ka mbi 4,800 të punësuar dhe gjatë vitit fiskal 2016/17 ka krijuar të ardhura prej rreth 648,000,000 eurosh.
Për më tepër informata, ju lutemi na vizitoni në www.kapsch.net dhe www.kapschtraffic.com. Na ndiqni në Twitter: twitter.com/kapschnet.

Related posts